02 Maj 2024

Shefi i ri EULEX-it e filloi punën

Prishtinë, 1 shkurt - Shefi i ri i misionit EULEX, Bernd Borchardt, në ditën e tij të parë si shefi i misionit më të madh civil të BE-së ka premtuar se do ta vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet e Kosovës.

Borchardt, ish-ambasador gjerman në Tiranë, u takua me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Zëvendëskryeministren Edita Tahiri dhe Ministrin e Brendshëm Bajram Rexhepi, si edhe me zyrtarë të tjerë të Qeverisë.

“Për EULEX-in dhe Kosovën ka ende shumë sfida. Ne jemi së bashku në partneritet dhe bashkë me këtë partneritet vijnë edhe përgjegjësitë për të gjitha palët. EULEX-i do të vazhdojë ta mbështes Kosovën për ta përmirësuar sundimin e ligjit dhe për ta shtyrë përpara perspektivën evropiane të saj”, tha Borchardt.

Po ashtu, mirëseardhje në postin e tij të ri i uroi Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë,  Samuel Zbogar.

Në takimet e tij me zyrtarët e Qeverisë dhe në deklaratat për media, Shefi i ri i Misionit e përmendi operacionin policor mbarë-evropian kundër trafikimit të njerëzve, i cili u zhvillua në fillim të kësaj jave. Me këtë rast u arrestuan dhjetëra persona.

“Ky operacion është ndihmuar në masë të madhe nga puna e EULEX-it dhe e Policisë së Kosovës. Kjo tregon se sa efikas mund të jemi duke punuar së bashku”, tha Borchardt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)