Shefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Borchard në Tiranë
Prishtinë, 22 nëntor - Shefi i Misionit të EULEX-it Bernd Borchard sot përfundoi vizitën e tij dyditore në Tiranë, ku u takua me Kryeministrin Shqiptar Edi Rama.
Borchardt gjithashtu takoi zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë.
Ndër çështjet e shumta u diskutuan edhe migrimi dhe trafikimi i paligjshëm i njerëzve, mallrave dhe narkotikëve, përfshirë këtu edhe marihuanën.
Shefi i Misionit EULEX theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave mes policisë, doganës dhe gjyqësorit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Qasja proaktive dhe kontaktet e afërta janë qenësore për luftimin e trafikimit dhe migrimit të paligjshëm, theksoi Borchardt.
Krimi i organizuar është dukuri rajonale dhe duhet të adresohet në baza rajonale. Dua të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për vullnetin e tyre të plotë për bashkëpunuar si dhe mbështetjen e tyre.
Gjatë vizitës së tij, Shefi i Misionit EULEX gjithashtu u takua me Delegacionin e BE-së në Tiranë.