Shefi i Forcave të Armatosura Zvicerane vizitoi KFOR-in
Prishtinë, 4 mars - Shefi i Shtabit të Përbashëkt të Forcave të Armatosura Zvicerane, Gjeneral Major Jean Marc Halter ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it dhe është takuar më komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Farina, në kampin Film City, Prishtinë.
Komandanti i KFOR-it dhe Shefi i Shatbit të Përbashkët të Forcave të Armatosura Zvicerane kanë diskutuar për situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
Temat kryesore të cilat u diskutan gjatë takimit kanë qenë situtata e sigursë në Kosovë, debati rreth zgjedhjeve parlamentare në Serbi dhe mbështetja ndaj dialgout Beograd-Prishtinë.
Gjatë takmit Komandanti i KFOR-it e ka informuar Gjeneral Majorin, Jean Marc Halter rreth situatës së sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë në veri si dhe ofroi një vlerësim për zgjedhjet e mbajtura me 23 shkurt ne Mitrovicën veriore dhe ka theksuar punën e bërë nga KFOR-i në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha organizat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.
Komandanti i KFOR-it gjithashtu nënvizoi kontributet e vlefshme të trupave zvicerane që shërbejnë në KFOR, duke i përshkruar ata si një shembëlltyrë e profesionalizmit dhe ekspertizës.
Gjeneral Major Jean Marc Halter ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij ndaj përpjekjeve të KFOR-it për të siguruar përmbushjen e misionit të NATO-s dhe mbështetjes së tyre ndaj porgresit për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në përfundim të vizitës së tij në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it Gjeneral Major Jean Marc Halter shfrytëzoi rastin ti takojë pjesëtarët e Forcave të Armatosura Zvicerane të cilët shërbejnë në misonin e KFOR-it në Kosovë.