23 Dhjetor 2024

Shefi i FMN-së, pajtohet për trajtim mjekësor

New York, 16 maj - Udhëheqësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, është pajtuar për një ekzaminim mjekësor rreth akuzave për sulm seksual.

Dominik Shtraus Kan, i cili u arrestua të shtunën, hedhë poshtë akuzën se e ka sulmuar dhe është përpjekur që ta dhunojë një shërbyese hoteli.

Ai është dashur të paraqitet sot në gjykatë, mirëpo seanca dëgjimore është shtyrë që t’i lejohet forenzikës të kryejë testet e parapara.

Policia e New Yorku-t e ka arrestuar Dominik Shtraus Kan, 62 vjeçar, kur ai sapo kishte hyrë në një aeroplan me të cilin do të shkonte për në Paris nga aeroporti Xhon Kenedi i New Yorkut.

Zëdhënësi i Policisë, Pol Braun, ka thënë se shefi i FMN-së, është akuzuar me vepër penale seksuale, përpjekje për dhunim dhe me mbajtje mbyllur në mënyrë të paligjshme të personit.

Dominik Shtraus Kan ka hedhur poshtë akuzat.

Strauss-Kahn është një nga kandidatët e mundshëm të socialistëve për president të Francës në zgjedhjeve e vitit 2012.

Sipas sondazheve të fundit ai ishte para presidentit aktual Nicolas Sarkozy. Ai ishte nisur për të marrë pjesë në një takim të ministrave të financave të BE-së ku do të bëhet fjalë për ndihmën e vendeve të futura në borxhe të thella.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)