24 Dhjetor 2024

Shefi i EULEX-it e viziton Beogradin

Prishtinë, 1 qershor - Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac e përfundoi vizitën e tij dy-ditore në Beograd, e cila është pjesë e një vargu të takimeve të rregullta të tij në rajon.

Ai u takua me shoqatat e familjeve të pagjeturve, përfaqësuesit e shoqërisë civile, ambasadorët e BE-së, si dhe me Zëvendës-kryeministrin Ivica Dacic dhe Ministrin Goran Bogdanovic.

Gjatë takimeve të tij me ministrat u diskutuan çështjet teknike që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit – në veçanti lidhur me veriun e Kosovës dhe me luftën kundër krimit të organizuar.

Palët u pajtuan se më shumë mund dhe duhet të bëhet në luftën kundër krimit të organizuar.

Shefi i Misionit theksoi se EULEX-i është një institucion i mbështetur nga të gjitha 27 shtetet anëtare dhe se Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Nënkryetare e Komisionit Evropian, si dhe Jose Manuel Barroso, Kryetar i Komisionit Evropian, kanë dhënë EULEX-it përkrahjen e tyre të plotë gjatë vizitave të paradokohshme të tyre në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)