Shefi Forcave të Armatosura Çeke viziton KFOR-in
Prishtinë, 28 qershor - Sot Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Erhard Bühler në Shtabin Qendror të KFOR-it në Prishtinë do ta mirëpresë një delegacion nga Forcat e Armatosura Çeke.
Delegacioni do të kryesohet nga Gjeneral Vlastimil Picek, i cili aktualisht është Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Çeke.
Gjatë takimit do të shpalosen disa çështje. Gjenerali Erhard Bühler do ta informojë
Gjeneralin Vlastimil PICEK për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë në përgjithësi dhe për misionin e KFOR-it në mënyrë të detajuar, si dhe për rolin e Republikës Çeke në këtë mision.
Ushtria Çeke ka shërbyer brenda misionit të KFOR-it që nga viti 1999, ku më shumë se pesëmbëdhjetë mijë ushtarë janë ndërruar me rotacion.
Prezenca çeke në Kosovë momentalisht numëron rreth 100 ushtarë të cilët janë kryesisht të vendosur në Grupin Luftarak Shumëkombësh Qendër dhe në Shtabin Qendror të KFOR-it në Prishtinë.