17 Janar 2025

Shea: Intervenimi i NATO-s, kundër spastrimit etnik në Kosovë

Prishtinë, 27 mars - NATO-ja ka qenë e bindur se nuk është duke shkelur të drejtën ndërkombëtare, përkundrazi, është mbështetur në të kur vendosi ta bombardojë ish-Jugosllavinë në vitin 1999.

Kështu ka thënë Jamie Shea, i cili ka qenë zëdhënës i NATO-s gjatë kohës së bombardimeve, ndërsa aktualisht është zëvendësndihmës i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për Zhvillim dhe Sfidat e Sigurisë.

Shea në intervistën dhënë “Kohës Ditore” ka deklaruar se Milosheviqi me veprimet e veta kishte minuar sovranitetin e shtetit, pasi u bë rrezik për popullin shqiptar dhe për komunitetin e gjerë ndërkombëtar.

Duke folur për zhvillimet e atëhershme, Shea, i cili punon në NATO, që nga viti 1980, ka thënë se Aleanca Veriatlantike ka qenë e vetëdijshme se fushata ajrore nuk do të çonte menjëherë në rënien e Milosheviqit.

Por, qëllimi i fushatës, siç ka thënë Shea, ishte krijimi i rrethanave për diskreditimin e politikave të dhunshme të Milosheviqit.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, sipas Sheas, ka shënuar një hap përpara në doktrinën e përgjegjësisë për të mbrojtur popullatën prej qeverive që përcaktohen t’i shkelin të drejtat e njeriut.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)