SHBA vazhdon përkrahjen për Inspektoratin Policor te Kosovës
c
Nikoqirët e takimit ritheksuan përkushtimin e fortë të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe vazhdimin e përkrahjes në fuqizimin e institucioneve të sundimit te ligjit në përgjithësi dhe ne veçanti për Inspektoratin Policor te Kosovës, ku do të vazhdojë që nëpërmjet stafit dhe programeve të tyre të kontribuojnë në ngritjen e kapacitetit profesional të institucionit.
Pjesë e vizitës ishin edhe Këshilltarët e ICITAP dhe Koordinatorja Vendore e programit në mbështetje të IPK-së.
Pas takimit njoftues lidhur me historikun dhe hapjen e ambasadës së re, përfaqësuesit e IPK-së vizituan hapësirat e ambasadës dhe ambientet e përbashkëta të punës së ICITAP & OPDAT.
Kryeshefja Ekzekutive re IPK-së, falënderoj znj. Rife dhe zyrtarët e ICITAP dhe ambasadës për pritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të IPK-së.