SHBA vazhdon përkrahjen ndaj FSK-së
Prishtinë, 10 korrik - Sot ministri i FSK Haki Demolli së bashku me stafin më të lartë të ministries dhe FSK-së priti Zëvëndës Asistentit të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve Mishel Karpenter (Dr Michael Carpenter).
Në takim ministri Haki Demolli përmes delegcionit të zotit Karpenter falenderoi SHBA-të, për përkrahjen e vazhdueshme që po jep për FSK-në dhe ministrisë në përgjithësi. Kjo përkrahje konsiston në: 1.- Në ngritjen e Kapacitetve profesionale të FSK-së; 2.- Arësimimin dhe shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së; 3.- Trajnimet e shumta ushtarake; 4.- Dhurimin e pajisjeve teknike dhe ushtarake për nevojat e FSK-së; 5.- Dhënien e konsulencës dhe këshillave profesionale dhe ushtarake; 6.-Përkrahjen e vazhdueshme financiare; dhe 7.- Ndërtimin e pratenritetit me Gardën Kombëtare të shtetit të Ajovës, i cili njihet si njëri ndër partenritetet më të sukseshshme të njësive federale të SHBA-ve me shtet tjera.
Poashtu ministri Demolli me këtë rast falenderoi SHBA-të për vendimin dhe Kërkesën e Kongresit Amerikan drejtuar administratës amerikane për ta përgaditur dhe ndihmuar Kosovën për anëtarësim në Partneritetin për Paqe. Ministri Demolli njoftoi delegacionin nga SHBA-të edhe me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) duke u fokusuar konkretisht në çështjet si: 1.- Vështirësitë; 2.- Sfidat; 3.- Pengesat; 4.- Vendimet që janë ndërmarrë si ministri dhe qeveri. Ai me këtë rast për çështjet e ngritura kërkoi edhe ndihmëën e SHBA-ve për të tejkaluar këto vështirësi.
Më tej ministri Demolli Ka njoftuar zyrtarin e lartë nga SHBA-të për Letrën që Kryeministri i Kosovës zoti Isa Mustafa i ka dërguar NATO-s me kërkesë të krijimit të dialogut në mes NATO-s dhe Kosovës, si dhe për hezitimin e shteve anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me qka ai kërkoi përkrahjen e SHBA-ve në këtë drejtim. Nga Zoti Karpenter u kërkua edhe përkrahja e SHBA-ve për anëtarësim me status të plotë në nismat regjionale të sigurisë si: Karta e Adriatikut (A-5), ku aktualisht ne kemi statusin e vëzhguesit.
Po ashtu në takim u trajtuan edhe tri çështje thelbësore për ministrinë e FSK-së si: 1.-Transformimi dhe Mbështetja në aspektin e integrimit në iniciativat rajonale; 2.- Format dhe intensiteti i Bashkëpunimit Bilateral ndërmjet FSK-së dhe SHBA-ve; 3.- Operacionet dhe Ushtrimet ushtarake të FSK-së me theks të posaqëm në Ushtrimin Fushor Shqiponja-5 që do të mbahet në tetor 2016.
Nga ana e tij zëvëndës asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes zoti Mishel Karpenter u shpreh se SHBA-të janë duke u angazhuar shumë në ndihmën që po japin Kosovës dhe posaqërisht FSK-së. Ai u nda i knaqur me arritjet e deri tashme të FSK-së, duke qenë si bazë e mirë për ngazhim të më tejmë edhe jashtë Kosove.
Ai po ashtu tha se krahas rezultateve të arritura dhe ndihmës sonë të vazhdueshme, duhet të zhvilloni aktivitete konkrete të planifikuara në vazhdimësi, sepse aktivitetet e vazhdueshme janë garancë e rezultateve. Po ashtu në fund zoti Karapenter pati një deklaratë para mediave ku ndër të tjera tha se: Është knaqësi të jesh në Prishtinë dhe pas takimeve me drejtuesit më të lartë të shtetit si; me Presidentin, me Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit, tash patëm bashkëbisedim të mirë me ministrin Demolli dhe Gjeneral Ramën. Ne patën një bisedë të rëndësishme, tash më veq është e njohur se SHBA-të mbështesin fuqishëm Kosovën e pavarur demokratike dhe multietnike, në këtë drejtim ne mbështesim edhe FSK-në me trajnime, paisje e këshillime. Ne kemi lujatur rol të rëndësishën duke përkrahur MFSK në hartimin e Rishikimit të Strategjisë së Sektorit të Sigurisë në Kosovë (RSSSK), dhe ne jemi krenar që është punuar në planifikimin e transfomimit të FSK-së, që një ditë ajo të jetë Forcë e Armatosur e Kosovës, si forcë që do të mbron integritetin dhe sovranitetin e vendit.
Ne jemi që i tërë ky proces të shkon përmes procesit kushtetuese dhe ndryshimeve ligjore, sipas meje proces i përgaditur shumë mirë. Ne biseduam sot këtu edhe për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe SHBA-ve, në veçanti në fushën e ushtrimeve, trajnimeve, shkollimit, bashkëpunimit me Komandën e Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë dhe posaqërisht me Gardën Kombëtare të Ajovës, në bazë të Programit të Partneritetit Shtetrorë i cili është një program i gjerë bashkëpunimi.
Në këtë takim zoti Mishell Karpenter shoqërohej edhe nga Gjeneral Brigade William A. Hall, Tiffani Petros, Jim Hope, koloneli Anthony Butts dhe ushtrarak të tjerë të lartë.
Në delegacionin e MFSK-së të pranishëm ishin: Zëvëndësministri Fadil Gfashi, zëvëndësministri Muhamet Latifi, Komandanti i FSK-së Gjeneralllejtënant Rrahman Rama, Drejtori i Deparatmentit të Operacioneve gjneralbrigade Zymer Halimi, Frauk Geci Drejtor i Drejtorisë për për Politika dhe Plane, Kolonel Ilir Qeriqi Shef i Departamentit për Bashkëpunimi dhe Siguri, Kolonel Fadil Hadergjonaj këshilltar ushtarak i ministrit dhe Latif Leka Shef i Kabinetit të Ministrit.