18 Janar 2025

SHBA vazhdon mbështetjen ndaj FSK-së

Uashington, 25 prill - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën zyrtarisht në Pentagon nga shefi i Gardës Kombëtare të shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), gjenerali Frank Grass.


Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli dhe gjeneral Ramës me gjeneralin Grass, e ku ishte i pranishëm edhe shefi i Gardës Kombëtare të Aiovës, gjeneral Timothy Orr, (Shteti i Aiovës me shtetin e Kosovës është në partneritet e gjithashtu FSK-ja me Gardën e Aiovës) u bisedua për marrëdhëniet Kosovë-ShBA në fushën e sigurisë, procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës(FAK), si dhe çështje e tema tjera me rëndësi nga siguria.

Ministri Demolli nga ana e tij e  përgëzoj  mikpritësin, gjeneralin Grass  për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dyja vendeve dhe dy institucioneve duke e falënderuar atë edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA-ja ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën dhe Forcën e Sigurisë në veçanti.

Gjithashtu, Ministri Haki Demolli e njoftoj gjeneralin Grass mbi mbarëvajtjen e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për hapat , përgatitjet që janë bërë si dhe për planet për zhvillimin e saj.

Ministri Demolli shprehu gatishmërinë për transparencë të plotë me faktorët vendorë, strategjik dhe ndërkombëtarë sa i përket procesit të transformimit të FSK-së në FAK.

Nga ana e tij, gjenerali Grass, shef i Gardës Kombëtare të shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehu mbështetje për procesin dhe mbështetje për përpjekjet e institucioneve të Kosovës, për krijimin e infrastrukturës që garanton një ambienti të qetë dhe të sigurte në Republikën e Kosovës.


Gjenerali Frank Grass, shef i Gardës Kombëtare të shteteve të Bashkuara të Amerikës për nderë të ministri Haki Demolli, gjenerallejtënant Rrahman Ramës dhe delegacionit nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shtroi një drekë zyrtare në Pentagon, në shenjë respekti për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për planet intensive të bashkëpunimit në të ardhmen.


Në takimin e delegacionit nga Kosova në Pentagon, ishte i pranishëm edhe Atasheu i FSK-së, pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, gjeneral brigade Xhavit Gashi, shefi i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtarë, kolonel Ilir Qeriqi, si dhe oficer e nënoficer të tjerë të Forcës së Sigurisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)