14 Maj 2024

SHBA-të vazhdojnë të mbështesin misionin e KFOR-it

Prishtinë, 10 shtator - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, u takua sot në mëngjes me ambasadoren amerikane në Kosovë, Shkëlqesisë së Saj Tracey Jacobson, në ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë.

Kjo është vizita e parë zyrtare qysh kur Gjeneral Figliuolo mori komandën e KFOR-it më 3 shtator, 2014 dhe është pjesë e takimeve të rregullta të liderëve kyq të kryera nga Komandanti i KFOR it me përfaqësuesit e Komunitetit Ndërkombëtar përfshirë edhe autoritetet politike, ushtarake dhe civile në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit në mënyrë që të harmonizohet qasja gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit.

Gjatë takimit Gjenerali Figliuolo theksoi rëndësinë e mbështetjes së kontingjentit amerikan që përbëhet nga rreth 700 ushtarë, të vendosur kryesisht në Grupin Shumëkombësh Luftarak Lindje në Kampin Bondsteel, dhe në Shtabin Qëndror të KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij për kontributin e SHBA-ve, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e trupave të saj në terren që nga viti 1999, si pjesë e një force stabilizuese ndërkombëtare pas përfundimit të luftës.
 
Ambasadorja Jacobson nënvizoi se SHBA-të vazhdojnë të mbështesin misionin e KFOR-it si një nga kontribuesit më të rëndësishëm.

Komandanti i KFOR-it dhe Ambasadorja e SHBA-ve ranë dakord mbi rëndësinë e kontributit të përpjekjeve të KFOR-it, duke  kontribuuar, si reagues i tretë, për të mbështetur PK-në, EULEX-in dhe të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare dhe në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në tërë Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)