SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin institucionet e sigurisë së Kosovës
Prishtinë, 5 korrik - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi priti në takim Zëvendës Shefen e Misionit e SHBA-ve në Republikën e Kosovës, znj. Colleen Hyland.
Ministri Gashi diskutoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend si dhe e falënderoi për përkrahjen që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri Gashi gjithashtu ka kërkuar që kjo përkrahje për institucionet e sigurisë në Kosovës të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërsa znj. Hyland, ka vlerësuar se është shumë i nevojshëm një angazhim më i shtuar në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.
Hyland ritheksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin projektet e institucioneve të sigurisë së Kosovës edhe në të ardhmen.