SHBA sot nënshkruan donacion 2.5 milion dollarë për FSK-në
Prishtinë, 20 qershor - I ngarkuari me punë i ambasades se Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Michael J. Murphy do të nënshkruaj Memorandumin e Mirëkuptimit për donacionin në ngritjen e sistemit te menaxhimit te informatave që kapë shumën prej 2.5 milion dollarë dhe i cili do të përdoret nga FSK në menaxhimin e aseteve të tyre.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nda një donacion prej 2.5 milion dollarë për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas një njoftimi nga Ministria e FSK-së thuhet se sot do të nënshkruhet një memorandum i bashkëpunimit midis MFSK-së dhe Ambasadës se Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për pranimin e këtij donacioni.
Këto mjete, thuhet se do të përdoren për sistemin e menaxhmentit informativ, sistem ky i cili do tju ndihmoj departamenteve të MFSK-së në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të veta me standarde profesionale më të avancuara.