SHBA, Shpend Mazari grabiti 468 mijë dollar, rrezikon 20 vite burg
News Jersey, 8 shkurt - Një shqiptar që jeton në Clifton, News Jersey, ka pranuar se ka grabitur dy degë të banke me armë në fund të vitit 2011.
Shpend Mazari, 30 vjeç i njohur si Arlind Hyseni dhe Luie Belushi, u shpall fajtor për vjedhjen e dy degëve të TB Bank në 2 nëntor 2011 dhe 30 dhjetor 2011.
Ai ka deklaruar se Arlind Hyseni është emri i tij i vërtet. 30-vjeçari u arrestuar me 289 shkurt të vitit të kaluar në New York City.
Në grabitjen e parë ai kishte marrë 286 mijë dollarë ndërsa në të dytën 182 mijë dollarë. Mazari rrezikon një dënim maksimal prej 20 vitesh burg dhe një gjobë prej 250 mijë dollarë. Gjyqi për dhënin e vendimit është parashikuar të mbahet me 20 maj.
Mazari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Shqipëria në vitin 2004 me akuzën për vrasje.
Ai është dënuar me 25 vite burg në mungesë. Autoritetet në SHBA kanë bërë të ditur se fillimisht ai do të kryej dënimin e dhënë nga SHBA dhe më pas mund të ekstradohet për në Shqipëri.