22 Dhjetor 2024

SHBA premton vazhdimin e ofrimit të mbështetjes për FSK-në

Washington, 13 tetor - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, u takuan me Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes për Politika, në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sasha Baker.

Në këtë takim, u bisedua lidhur me tema të ndryshme e rendësi të veçantë, si për progresin e FSK-së, rolin e Republikës së Kosovës në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimin e qeverisë në situatën aktuale gjeopolitke, luftën në Ukrainë, etj.

Me këtë rast, znj. Baker shprehu vlerësim të lartë për qasjen dhe kontributin e Republikës së Kosovës, sidomos në evakuimin e refugjatëve afganë dhe gatishmërinë për të trajnuar dhe pranuar refugjatë ukrainas.

Gjithashtu, u bisedua për nevojat e FSK-së sa i përket furnizimit me armatime, si dhe gatishmërinë që si shtet e ushtri kemi për të bashkëpunuar në çdo nivel, ngase siç theksoi Ministri Mehaj: “zhvillimi i brendshëm por edhe stabiliteti i gjithmbarshëm i shteteve varet nga shkalla e bashkëpunimit”.

“Republika e Kosovës është e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me çdo shtet anëtar të NATO-s që beson në vlerat demokratike dhe në lirinë e kombeve”, tha më tej Ministri Mehaj duke shtuar se qëndrimi i Republikës së Kosovës dhe përparimi që FSK ka arritur me implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, por edhe qeverisjes qendrore në përgjithësi, bëjnë që shteti i Kosovës të perceptohet si një aleat i besueshëm i ShBA-së dhe shtet kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)