SHBA plan për ndalimin e bashkëpunimit me Rusinë në fushën e armatimit
Prishtinë 18 maj - Uashington, 18 maj - Përfaqësuesit e Partisë Republikane dhe Demokrate në Kongresin e SHBA kanë vazhduar përsëri kërcënimet e tyre për shtimin e sanksioneve kundërt Rusisë dhe kësaj radhe kanë paraqitur një plan për ndalimin e shitblerjeve të armëve dhe bashkëpunimin ushtarak me Rusinë.
Kanali televiziv Fox News njoftoi se ky plan ndalon nënshkrimin e kontratave mes Pentagonit dhe kompanisë ruse të armëve Rosoboronexport. Ky plan i cili quhet Sanksionimi i pajisjeve ushtarake ruse 2014, ndalon nënshkrimin e të gjitha kontratave për bashkëpunim mes kompanisë Rosoboronexport dhe Departamentit Amerikan të Mbrojtjes si dhe kompanive të tjera amerikane dhe të huaja.