SHBA përkrah KFOR-in dhe praninë e trupave amerikane në Kampin Bondsteel
Prishtinë, 1 mars - Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës në Prishitnë ka bërë të ditur se politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel.
KFOR dhe trupat amerikane sipas ambasadës ruajnë një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.
"Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt", thekson ambasada amerikane.