15 Maj 2024

SHBA përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO

Prishtinë, 6 mars - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka përkrahur pjesëmarrjen e Kosovës dhe antarësimin e saj në NATO.

\"Derisa vëmendja e kosovarëve ishte në lojën historike në stadiumin ‘Adem Jashari’, ku Kosova fitoi pavarësisht rezultatit, një lajm i mirëpritur erdhi nga Washington DC!.

Sot, gjatë një dëgjimi në Komisionin për Siguri në Senatin amerikan, diplomati i lartë nga State Departamenti Hoyt Yee deklaroi se ‘SHBA përkrahin fuqimisht Partneritetin për Paqe dhe anëtarësinë eventuale të Kosovës në NATO’.

Yee poashtu deklaroi se SHBA do të punojë drejt realizimit të këtij qëllimi edhe me aleatët që nuk e kanë njohur Kosovën.

\"Ky është sinjali i parë i qartë nga miku më i madh i Kosovës, se Kosova me ushtrinë e porsaformuar - Forcat e Armatosura të Kosovës - do të jetë element integrues i Kosovës në NATO\", ka shkruar Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)