07 Maj 2024

SHBA ndihmojnë Policinë dhe Doganën me 420 mijë dollarë

Prishtinë, 23 maj - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranimit të donacionit nga Qeveria e ShBA-së për Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës, që përfshinë pajisje të inspektimit dhe zbulimit.


Ky donacion në vlerë prej 420 mijë dollarësh, është bërë në kuadër të Programit për Sigurinë e Kufijve dhe Kontrollim të Eksportit- EXBS.


Në këtë ceremoni morën pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ambasadorja e ShBA-së, Tracey Ann Jacobson, ministri i Financave, Besim Beqaj, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë dhe Doganës të Kosovës. 


Me këtë rast, ministri Bajram Rexhepi tha se ky donacion i Qeverisë Amerikane është një prej shumë formave të mbështetjes që i është ofruar shtetit të Kosovës.

“Ky donacion do të ndikojë në rritjen e efikasitetit në kontrollin e kufirit, si dhe rritjes së rezultateve në luftimin e krimit ndër-kufitar, kontrabandës dhe llojeve të ndryshme të krimit të organizuar”, tha ministri Rexhepi. 

Ai  theksoi se MPB ka zhvilluar kornizën e nevojshme ligjore dhe strategjike në fushën e sigurisë dhe kontrollit e kufijve, e cila është rishikuar për ta harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian, në përputhje me kërkesat e Komisionit Evropian në procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërsa Ambasadorja Tracey Ann Jacobson, tha se këto pajisje do të japin një kontribut më të madh në ngritjen e sigurisë në kufijtë e Republikës së Kosovës.

“E di se Qeveria e Republikës së  Kosovës do të përdorë për të mirë këto pajisje, për të bërë kufijtë më të sigurt dhe për të ofruar një nivel shtesë të sigurisë për të gjithë rajonin. Shpresoj që ky bashkëpunim do të vazhdojë më tutje”, tha Ambasadorja Jacobson.
Ministri i Financave, Besim Beqaj tha se pajisjet e dhuruara nga Qeveria amerikane do të mundësojnë që të bëhet një shërbim edhe më i mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të krijohet një vend më i sigurt në aspektin ekonomik, social dhe në aspektin politik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)