16 Janar 2025

SHBA mbështesin definimin e kufijve komunal

Mitrovicë, 15 tetor - Zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë, Jennifer Bachus, ka vizituar Mitrovicën, me ç’rast është pritur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me bashkëpunëtorë. 

Zonja Bachus tha fillimisht se është  e impresionuar me përpjekjet që kryetari Bahtiri ka bërë gjatë tetë muajve të fundit për të stabilizuar plotësisht situatën në Mitrovicë.

“Vlerësoj përpjekjet tuaja për të bashkëpunuar me kryetarin e Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, për zgjidhjen e problemeve me interes të përbashkët të qytetarëve, si dhe aftësitë tuaja për punuar me qytetarë dhe mbajtur situatën nën kontroll dhe të qetë”, tha ajo.

Në vazhdim zonja Bachus tha se të gjithë kanë pritur që sot të filloj rivitalizimi i urës, gjë që nuk ndodhi,   andaj edhe e kupton zhgënjimin e kryetarit dhe të qytetarëve të Mitrovicës.

“Mirëpo, BE na ka sigurua neve këtu dhe Uashingtonin se punët për rivitalizimin e urës do të fillojnë pas skadimit të afatit prej 48 orësh, prandaj edhe do të ishte mirë që qytetarët e Mitrovicës të tregojnë mirëkuptim për këtë shtyrje nga ana e BE-së dhe maturi, në mënyrë që të mos tensionohet gjendja dhe të mos ndodhin probleme, të cilat do të ndikonin që rivitalizimi të shtyhet për një kohë të gjatë. Kjo do të ishte vërtetë fatkeqësi dhe në dëm të qytetarëve”, tha ajo.

Kryetari Bahtiri, pasi falënderoj SHBA-të për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, tha se qytetarët e Mitrovicës janë lodhur nga premtimet e dhëna e që nuk janë mbajtur deri tash.

“Unë kam punuar shumë për të relaksuar gjendjen dhe për këtë kam pas takime të shumta me kryetarin e komunës veriore Goran Rakiq, të cilat kanë dhënë rezultate. Por meritat kryesore për stabilizimin e vazhdueshëm të gjendjes politike e të sigurisë në të dyja anët e lumit Ibër, ju takojnë para së gjithash qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Ata kanë pritur që sot ë fillojnë punët për rivitalizimin e urës, por shtyraj i ka irrituar dhe zhgënjyer”, tha ai.

Kryetari Bahtiri e njoftoi zëvendës ambasadoren Bachus  në detaje për problemin e krijuar tash, duke thënë se janë serbët ata që nuk po duan të nënshkruajnë marrëveshjen për definimin e kufijve administrativ ndërmjet dy komunave, për shkak të ambicieve të tyre të papranueshme, për të përcaktuar kufij që janë në dëm të shqiptarëve dhe që dalin jashtë pakos së Ahtisarit.

“Unë isha dhe jam i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen për përcaktimin e kufijve administrativ midis dy komunave në çdo kohë, por vetëm ashtu si është parapa me planin e Ahtisarit, e kurrsesi ndryshe. Mirëpo serbët nuk duan të nënshkruajnë, sepse duan që të shtyjnë punimet në urën kryesore mbi lumin Ibër. Këto dy çështje nuk duhet të ndërlidhen assesi. Vendimi  për shtyrjen e punëve në urë, nga ana e BE-së, nuk është mirëpritur nga qytetarët dhe nuk do të duhej të ndodhë”, tha kryetari Bahtiri.

Në vazhdim kryetari Bahtiri tha se nuk e din se si të bisedoj me qytetarë, për t’i bindur të mbështesin këtë kërkesë, kur dihet se ata dei tash janë mashtruar shumë herë lidhur me këtë problem, i cili ju ka shkaktua telashe të mëdha në lëvizje dhe qarkullim.

Mirëpo, zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë, Jennifer Bachus, e cila bisedoi nga zyra me shefat e saj në Uashington, tha se garantues se punët do të fillojnë pas 48 orësh, pa marrë parasysh se a do të nënshkruhet marrëveshja për kufijtë administrativ, apo jo, do të jenë vet BE-ja dhe SHBA-të.

Po ashtu, ajo tha se SHBA-të janë fuqishëm kundër përpjekjeve për të përcaktuar kufijtë administrativ duke dalë jashtë pakos së Ahtisarit.

Kryetari Bahtiri, garancive të ofruara nga zonja Bachus, tha se ka besim të plotë tek miqtë amerikanë dhe ambasada e SHBA-ve në Kosovë, andaj edhe apelon tek qytetarët e komunës që edhe ata të kenë mirëkuptim për shtyrjen e fillimit të punimeve për rivitalizimin e urës për 48 orë  dhe që të mos bëhen pre e provokimeve të ndryshme që mund ët vijnë nga ata që nuk ua duan të mirën.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)