16 Janar 2025

SHBA “liberalizon” vizat për një pjesë të qytetarëve të Kosovës

Prishtinë, 14 shtator - Ambasada amerikanë në Kosovë njoftoi se qytetarët e Kosovës që kanë një vizë B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M apo J (ende të vlefshme, apo të skaduara, jo më larg se 36 muaj) dhe që kanë kryer procesin e identifikimit të shenjave të gishtërinjve, mund t’u hiqen vizat dhe të udhëtojnë lirshëm në SHBA në bazë të programit “Waiver Program.”

Ambasada njofton se aplikantët duhet të jenë në Kosovë në kohën kur paraqesin kërkesën e tyre për heqjen e vizave dhe se ata që tashmë janë të pajisur me vizë amerikane, nuk janë të detyruar të presin për skadimin e vizës përkatëse në mënyrë që të aplikojnë për vizën tjetër.

Për të aplikuar në këtë program, Ambasada amerikane njofton se nuk aplikohet asnjë lloj pagese, përveç pagesës së zakonshme “MRV Fee” prej 160 dollarëve. Ata që pagesën e kryejnë përmes bankës “Raiffeisen Bank”, nuk mund të pranohen në programin “Waiver Program.”

The Visa Waiver Program (VWP) është një program i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që, lejon qytetarët e shteteve të caktuara të udhëtojnë drejt SHBA-së për turizëm, biznes apo tranzit për 90 ditë pa viza.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)