29 Dhjetor 2024

SHBA kërkon ndihmë për fatin e 16 ushtarëve të zhdukur në Kosovë

Prishtinë, 27 prill - Ambasada amerikane në Prishtinë, ka bërë thirrje sot që të gjithë ata që mund të dinë diçka për të paktën 16 ushtarë amerikanë të zhdukur në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të ndihmojnë në ndriçimin e fatit të tyre.

Në një komunikatë për opinion thuhet se të paktën 16 ushtarakë amerikanë që ende konsiderohen të zhdukur diku në hapësirën tokësore të Republikës së Kosovës. Këta amerikanë kanë shërbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishin ose anëtarë të ekuipazhit të aeroplanëve të rrëzuar të Forcave Ajrore, ose robër të luftës të mbajtur nga forcat gjermane.

“Derisa numri prej 16 personave të zhdukur është i vogël krahasuar me numrin prej afër 1800 personave të zhdukur në konfliktin në Kosovë, populli i Shteteve të Bashkuara, duke çmuar thellësisht dhe përjetësisht përpjekjet heroike të të gjithë atyre të cilët bënë sakrificën supreme në Luftën e Dytë Botërore, vazhdon të kërkojë mbetjet mortore të cilat ne ende do të mund t’i varrosnim ashtu siç e meriton sakrifica e tyre”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ambasada amerikane në Prishtinë.

“Kur një ushtar, pilot, marinar apo marins, jep betimin për të mbrojtur dhe mbështetur Kushtetutën e SHBA-ve, qeveria jonë solemnisht u premton gjithë atyre që shërbejnë në mbrojtje të këtij kombi të madh, se do t’i kthejë ata në shtëpi. Si shtet ne e vlerësojmë sakrificën e shërbyesve tanë dhe konsiderojmë si mision të shenjtë tonin kthimin tyre ose të gjallë ose në vendpushimin e tyre të nderuar dhe përfundimtar në dheun amerikan”, thuhet në komunikatë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)