SHBA iu dorëzon pajisje të zbulimit Dogananës dhe Policisë së Kosovës
Prishtinë, 23 maj - Në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot nga ora 11:30, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të dorëzojë pajisje të inspektimit dhe zbulimit për Dogananën e Kosovës dhe Policinë Kufitare, në vlerë prej 420 mijë dollarësh.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ambasadorja Tracey Ann Jacobson, ministri i Financave, Besim Beqaj, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë dhe Doganaës të Kosovës.