02 Maj 2024

SHBA i jep Kosovës 364 mijë dollar për të parandaluar përhapjen e armatimit të shkatërrimit në masë

Prishtinë, 20 korrik - Ambasada Amerikane i ka dhuruar sot  Qeverisë së Kosovës, pajisje në vlerë prej 364,000$ për ta ndihmuar atë në parandalimin e përhapjes së armatimit të shkatërrimit në masë.

Ceremonia e dhurimi te mjeteve u bë në Qendrën Kosovare për Sigurinë Publike në Vushtrri ku pjesëmarrës ishin zv-shefi i Misionit pran Ambasadës Amerikane Kelly Degnan, kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Berthamore Ferki Fejza, Drejtori i Operativës së FSK-së Imri Ilazi, si dhe Drejtori i Qendrës Kosovare për Siguri publike, Zotëri Smajl Smaka.

Ferki Fejza kryeshef i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Berthamore falenderoi Departmentin e Shtetit të SHBA-ve për mbështetjen e madhe që po i jep  Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, institucioneve tjera të sigurisë në Republikën e Kosovës  dhe popullit të Kosovës përmes projekteve të tilla.

‘’Ne jemi të vetëdishëm se para nesh, si Agjenci për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore gjinden  sfida të shumta në përmbushjen me sukses të misionit tonë në fushën e parandalimit e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, por ju sigurojmë se me mbështetjen e miqëve tanë, si dhe deri më tani do të vazhdojmë të jemi në nivelin e detyrave dhe përgjegjësive që na jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi, si dhe në përmbushjen e kërkesave dhe standardeve ndërkombëtare, siq është rezoluta 1540 e keshillit te Sigurimit te OKB-së, tha Ferki Fejza kryeshef i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Berthamore.

Ai shtoi se Kosova përmes marrëveshjes së nënshkruar  mes Departmentit të Shtetit të SHBA-ve dhe Qeverisë së Kosovës, me 23 Maj 2012,  po merr rolin e vet që i takon në funksion të ruajtjes, zhvillimit dhe ngritjes së sigurisë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe në atë rajonal dhe ndërkombëtar.

Ky donacion sponsorohet nga Departamenti i Shtetit për Sigurimin e Atdheut – programi ndërkombëtarë i parandalimit të përhapjes së armatimit të shkatërrimit në masë (ICP). ICP është një përpjekje e përbashkët ndëragjentore ndërmjet Departamentit të Mbrojtjes, Byrosë Federale të Hetuesisë dhe Departamentit të Shtetit për Sigurimin e Atdheut.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)