SHBA i jep 356 mijë euro donacion për MPB dhe MD
Prishtinë, 8 prill - Ambasadori i SHBA-ve Kristofer Dell do t'ia dorëzojë sot Ministrive të Punëve të Brendshme (MPB) dhe të Ministrisë së Drejtësisë (MD) pajisje në vlerë 356,494 dollarë të cila janë donacion i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Ambasadori Dell do të jetë i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Prokurori i Shtetit Ismet Kabashi, Drejtori Gjeneral i Policisë së Kosovës Reshat Maliqi, Drejtoi i Inspektoratit të Policisë Enver Rrustemi, dhe Drejtori i Qendrës Kosovare për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim Sheremet Ahmeti.
Këto donacione janë pjesë e përkrahjes së Qeverise Amerikane për Policinë e Kosovës, Policinë Kufitare, Inspektoratin e Policisë, Qendrën Kosovare për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, dhe Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës.