14 Maj 2024

SHBA forcon praninë ushtarake në Ballkan

Washington, 5 qershor - Pentagoni po forcon kontrollin dhe praninë ushtarake amerikane në Ballkan, shkruan portali amerikan OpEdNews.

Në një analizë të publikuar shqyrtohet dhe analizohet prania amerikane në rajonin e Ballkanit, por edhe në tërë botën, duke shtuar se SHBA po rrisin praninë edhe të stërvitjeve ushtarake në Ballkan.

Në analizë rekomandohet se tre vendet aspirantë për anëtarësim në NATO, ish-republikat jugosllave Bosnjë- Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi si dhe shteti i katër Gjeorgjia, në rast se përfshihen në konflikte, mund të jenë arsye për një përplasje midis dy forcave më të mëdha nukleare.

Autori Rik Rozof shkruan se para, gjatë dhe pas Samitit të 25 të NATO-s që u mbajt në Çikago, Pentagoni ka vazhduar me zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në ish-vendet e Jugosllavisë dhe në vendet tjera ballkanike.

OpEdNews përshkruan pranimin e anëtareve të reja në NATO nga viti 2004, duke përmendur Kroacinë dhe Shqipërinë, ndërsa nënvizohet se Maqedonia mund të bëhej anëtare e barabartë në vitin 2008, por kjo nuk ndodhi për shkak të kontestit të zvarritur të emrit me Greqinë.

NATO dhe luftërat e udhëhequra nën komandën e saj, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Afganistan dhe Irak, bënë që Pentagoni të ndërtojë kampin gjigant në Bondstill të Kosovës, tre baza ajrore në Bullgari dhe Rumani si dhe shtabe për operacione në disa vende tjera.

Analiza përmend edhe stërvitjen komanduese dhe të terrenit të NATO që u mbajt prej 22 – 29 maj në Maqedoni me 2200 ushtarë nga 25 vende përfshirë edhe SHBA-të.

Sipas OpENews, para Samitit të NATO-s një numër i madh i diplomatëve dhe analistëve kanë apeluar për nevojën e një liderizmi më të madh të Amerikës që Aleanca të funksionojë më mirë dhe të mos përballet me pasiguri në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)