17 Janar 2025

SHBA e ndihmojnë FSK-në me 9.2 milionë dollarë

Prishtinë, 28 janar - Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Zyra për Bashkëpunim të Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë,  në muajin janar 2016  ka nënshkruar edhe një marrëveshje për përkrahjen financiare për vitin 2016 me Forcën e Sigurisë së Kosovës. 

Marrëveshjen në emër të Qeverisë së SHBA–së e ka nënshkruar drejtori i DSCA EUCOM- AFRICOM, Reg Opns, kolonel David Bennett, kurse në emër të MFSK–së e ka nënshkruar sekretar i përgjithshëm, Shkëlzen Sylaj.

Donacioni për vitin 2016 kap vlerën prej 9,138,497.00$, njëherazi është edhe një përkrahje e radhës që SHBA–të po japin për Kosovën e në veçanti për FSK –në.

Siç parashihet, ky donacion do të realizohet gjatë vitit 2016, ndërsa mjetet do të përdoren për zhvillim profesional të pjesëtarëve të FSK–së, rritjen e operacionalitetit të njësiteve të FSK–së, respektivisht për pajisjen e njësiteve të FSK–së me radiolidhje taktike, si dhe ngritjen e rrjetit strategjik të komunikimit. 

Falë ndihmës së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, FSK–ja, po ngrit kapacitetet e saja operacionale si dhe po realizon trajnime specialistike në të gjitha njësitet e saj.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)