SHBA e çmojnë partneritetin me Kosovën në luftën kundër ekstremizmit
Prishtinë, 26 mars - Ambasada amerikane përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se mirëpret dekretimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përzemërsisht uron Presidenten Jahjaga dhe Kuvendin e Kosovës për miratimin dhe dekretimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
Ky ligj sipas ambasades përbën një mjet të rëndësishëm në strategjinë më të gjerë të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.
Shtetet e Bashkuara e çmojnë partneritetin me Kosovën në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën për promovimin e bashkëpunimit të gjerë qeveritar dhe të një strategjie ndër-agjencish për ta luftuar atë.