SHBA do t'i dhuroj Kosovës paisje në vlerë prej 364,000 dollarë
Prishtinë, 20 korrik - Ambasada Amerikane do t'i dhuroj Qeverisë së Kosovës, paisje në vlerë prej 364,000 dollarë për ta ndihmuar atë në parandalimin e përhapjes së armatimit të shkatërrimit në masë.
Investimi ka për qëllim ti ngris kapacitetet hetuese kriminale dhe reagimin ndaj armatimit të shkatërrimit në masë.
Ky donacion sponsorohet nga Departamenti i Shtetit për Sigurimin e Atdheut programi ndërkombëtarë i parandalimit të përhapjes së armatimit të shkatërrimit në masë (ICP).
ICP është një përpjekje e përbashkët ndëragjentore ndërmjet Departamentit të Mbrojtjes, Byrosë Federale të Hetuesisë dhe Departamentit të Shtetit për Sigurimin e Atdheut.