16 Janar 2025

SHBA do të vazhdojnë të përkrahin projektet e sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 10 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim zëvendës-shefen e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, znj. Colleen Hyland, me të cilën diskutoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim ministri Hyseni e njoftoi, znj Hyland për punën që po bëjnë institucionet e sigurisë së Kosovë dhe për planin e punës të Ministrisë së Punëve të Brendshme për këtë vit.

Me këtë rast ministri Hyseni falënderoi zëvendës-shefen, znj. Hyland për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për institucionet e Republikës së Kosovës.

Ndërsa zëvendës-shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, znj. Colleen Hyland, vlerësoi të arriturat e MPB-së dhe institucioneve të sigurisë.

Ajo vuri në dukje se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin edhe në të ardhëm projektet e institucioneve të sigurisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)