03 Maj 2024

SHBA do të vazhdojnë përkrahjen për FSK-në

Prishtinë, 30 korrik - Ministri i FSK-së Agim Çeku, ka prit sot, në një takim pune, një delegacion të oficerëve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Komandës së Bashkuar për Evropë (EUCOM) të kryesuar nga Kundëradmirali Patrick Piercey, zëvendësdrejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane (J-5) i cili shoqërohej edhe nga atasheu ushtarak i SHBA-ve në Kosovë, koloneli Jems Kott  si dhe oficerë të tjerë madhor pjesëtarë të delegacionit.  

Ministri i FSK-së Agim Çeku, fillimisht e ka falënderuar Kundëradmiralin Pirsi, për ndihmën e përgjithshme që po japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën e në veçanti për FSK-në, sidomos potencoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka me Gardën Kombëtare të Ajovës, në fushën e shkollimit, trajnimeve dhe ngritjes profesionale të FSK-së.

Ministri Çeku gjithashtu e ka njoftuar  delegacionin Amerikan,  për të arriturat e përgjithshme të FSK-së; për përmbushjen e kapaciteteve operacionale, detyrat konkrete si dhe  për Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë.  

Nga ana e tij, kundëradmirali  Amerikan, Patrick Pircey ka premtuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë përkrahjen për FSK-në.

Delegacioni Amerikan vazhdon vizitat punuese në FSK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)