SHBA do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm Akademinë Policore
Vushtrri, 17 janar - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson.
Qëllimi i vizitës së ambasadores Jacobson ishte të njihet nga afër me zhvillimet në AKSP.
Drejtori i AKSP-së, Ismail Smakiqi, e njoftoi ambasadoren për historikun e Akademisë dhe për zhvillimet aktuale në AKSP, me aktivitetet dhe trajnimet që po zhvillohen dhe falënderoi për ndihmën që kanë ofruar ICITAP-i dhe OSBE, që nga themelimi i AKSP-së.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike në profilin momental do të jetë e përhershme, meqë Agjensionet e Sigurisë Publike kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme në trajnime bazike, të specializuara, të avancuara dhe të lidershipit, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi vlerësoi lartë bashkëpunimin e mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përkrahjen e ambasadores Jacobson dhe se në të ardhmen do të thellohet bashkëpunimi i dyanshëm në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e sigurisë publike që trajnohen në Akademi.
Ndërsa ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson, tha se shteti i saj do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm Akademinë në avancimin e funksioneve të saja.
Është kënaqësi të vizitojë Akademinë të takohem me kadetët dhe pjesëtarët e sigurisë publike në Kosovë. Sundimi i ligjit është një prej prioriteteve të qeverisë së SHBA-ve dhe Ambasadës amerikane në Kosovë. Bashkëpunimi me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do të vazhdojë edhe me tutje, Jacobson