SHBA do të vazhdoj të përkrah strukturat e sigurisë në Kosovë
Prishtinë, 16 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, znj. Tracey Ann Jacobson.
Fillimisht, ministri Hyseni falënderoi ambasadoren për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të për Republikën e Kosovës, sidomos për përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovës, veçanërisht për Policinë e Kosovës.
Pas marrjes së detyrës si ministër i Punëve të Brendshëm do të punoj me përkushtim në përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovës dhe zbatimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen të siguritë, tha ministri Hyseni.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, theksoi se një ndër prioritetet kyçe në periudhën në vijim, do të jetë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftimi dhe parandalimi i migrimit ilegal, trafikimi me qenie njerëzore, luftimi i ekstremizmit dhe terrorizmit.
Ambasadorja Amerikane në Kosovë, znj. Tracey Ann Jacobson, uroi ministrin Hyseni për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme.
Ajo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format.