28 Prill 2024

SHBA do të furnizoj me armë opozitën në Siri

Washington, 8 shkurt - Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka mbështetur një plan i cili parasheh ofrim të armatimit për luftëtarët opozitar në Siri, ka thënë gjenerali Martin Dempsey në seancën e komitetit të Senatit të enjten.

Dempsey tha se Pentagoni e mbështet planin përkrahës i cili është zhvilluar më pas edhe nga drejtori i CIA-s David Petraeus dhe i mbështetur edhe nga sekretarja e shtetit Hillary Clinton.

Ofrimi i armatimit për rebelët kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, ka qenë temë e një debati brenda administratës shtetërore.

Duke pasur shqetësimet rreth armatosjes së grupeve që kanë lidhje me Al-Kaiden, kanë kufizuar gatishmërinë amerikane për ndihma humanitare. Presidenti Obama disa herë më parë e ka përsëritur se ai dëshiron të shohë një zgjidhje politike dhe jo ushtarake, të krizës në Siri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)