SHBA dhuron pajisje për Policinë Kufitare dhe Doganën
Në këtë ceremoni morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ministri i Financave, Besim Beqaj, si dhe zyrtarë tjerë të lartë.
Pajisjet përfshijnë sisteme X-ray, dylbi me rreze të gjatë veprimi, pajisje për inspektim, komplete me fibra optik, pajisje për detektimin e rrezatimit, dy automjete patrullimi 4x4 dhe pajisje për ndërhyrje. Ky donacion është në vlerë prej 295,000 dollarë amerikan.
Ky donacion shton aftësitë e Policisë Kufitare të Kosovës dhe të Doganës së Kosovës në kryerjen më efektive të operacioneve të kontrollit kufitar, si dhe në pikë kalimet kufitare. Donacioni do t'i përmirësojë aftësinë e të dyja agjencive kufitare në kryerjen e vëzhgimit të kufirit, patrullimit dhe ndërhyrjes, luftimit të krimit ndërkufitar dhe të terrorizmit, në detektimin e rrezatimit, identifikimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe të materialit dytësor dhe në kryerjen e inspektimeve primare dhe sekondare në pikë kalimet kufitare.
I gjithë delegacioni vizituan Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit për të diskutuar rolin e kësaj Qendre në ruajtjen e sigurisë së Kosovës.