16 Janar 2025

SHBA dhuron donacion për Kompaninë e Deminimit të FSK-së

Prishtinë, 22 dhjetor - Sot, në Kazermën e Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile(RMC), të FSK-së, në Prizren u mbajt ceremonia e certifikimit të trajnerëve për Deminim, Eliminim të Mjeteve të Pashpërthyera (EOD) dhe pastrim të fushëbetejave (BAC), si dhe u zhvillua dorëzim- pranimi i një donacioni me pajisje specialistike për operacione të Deminimit, dhuruar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në vlerë prej afër 200 mijë euro.

Në ceremoni ishin prezent ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zoti Haki Demolli, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, ambasadori i SHBA-ve, në Prishtinë, z. Gregory Delawie, zv. komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, komandanti i RMC-së kolonel Shaip Haziri, shefi i ODC (Zyra për Bashkëpunimin Ushtarak e Ambasadës Amerikane) kolonel Jerzy S. Zubr, si dhe instruktorët amerikanë dhe deminerët e FSK-së.

Me këtë rast, ministri i MFSK-së, z. Haki Demolli fillimisht falënderoi Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadën Amerikane në Kosovës për donacionin dhe mbështetjen në kontunitet të FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve dhe përmbushjen e misionit të saj në mënyrë efikase.

Ai, me këtë rast, shtoi se ekzistimi i zonave të minuara dhe mjeteve të pashpërthyera në  zonat e afektuara nga to, nuk përbën vetëm një rrezik për jetën e njerëzve e banorëve, por e rëndon edhe gjendjen ekonomike të tyre për shkak të pamundësisë së punimit të tokave bujqësore dhe shfrytëzimit të produkteve malore.  

Mënjanimi i rrezikut nga minat dhe mjetet e pashpërthyera është parakusht për rindërtimin e vendit dhe shfrytëzimin e resurseve të saja natyrore.  

Për këtë, njësitë e deminimit të FSK-së, jo vetëm që na bëjnë krenarë, por tregojnë edhe punën e shkëlqyer që kanë kryer, nga e cila punë janë shpëtuar shumë e shumë jetë njerëzish.

Në tersi, që nga viti 1999 e këndej nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese janë pastruar mbi 50 milion metra katror sipërfaqe dhe janë gjetur mbi 90 mijë mina dhe mjete të pashpërthyera.

I tërë ky sukses nuk do të ishte i mundshëm pa ndihmën e miqve tanë nga SHBA-të, të cilët kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme në këtë fushë, si me trajnime, pajisje e mbështetje tjera, që është një kontribut i jashtëzakonshëm për FSK-në, sepse deminimi është njëra prej fushave veprimtarive themelore të FSK-së.

Në fund, Ministri Demolli falënderoi edhe instruktorët amerikanë, ndërsa pjesëtarët e sapo certifikuar të FSK-së, i përgëzoi ata, se vazhdimisht po kryejnë një mision sa fisnik po aq edhe human.

Ndërsa, ambasadori i SHBA-ve, në Prishtinë, Gregory Delawie tha se jam i nderuar që po marrë pjesë në këtë ceremoni të certifikimit pas trajnimit trajno-trajnerët si dhe aftësimin e tyre për përdorimin e pajisjeve specialistike.

"Jam i nderuar që në emër të  Ambasadës Amerikane dhe Qeverisë Amerikane për FSK-në ti dhurojë sot, FSK-së, këto mjete specialiste me qëllimin që këto mjete të lehtësojnë punën e deminierëve në terren në mënyrë që Kosova të jetë e sigurt për qytetarët e saj", theksoi ai.

Komandanti i Kompanisë së deminimit, kapiten Sejdi Krasniqi tha se; qëllimi i këtij trajnimi specialist të pjesëtarëve të Kompanisë së deminimit të RMC-së, është që të jenë të përgatitur në aspektin profesional për përgatitjen e gjeneratave të reja në të ardhmen.

Donacioni në vlerë prej afër 200 mijë dollarëve është siguruar nga programi për ndihma i Komandës së SHBA-ve për Evropë.

Në fund të ceremonisë, ministri Demolli, ambasadori amerikan, z. Delavie, gjeneral Rama, koloneli Zubr, shef i ODC, u dhanë certifikatat 15 pjesëtarëve që kryen trajnimin trajno-trajnerët niveli parë, faza e dytë për deminim dhe instruktorëve amerikanë. Në fund u bë dorëzim-pranimi i donacionit me pajisje specialistike për operacione të deminimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)