SHBA dërgon qindra ushtarë shtesë në Kosovë
Iowa, 9 maj - Garda Kombëtare e Iowa-s ka njoftuar se do të dërgojë në Kosovë 400 trupa shtesë, të cilët do t’i bashkëngjiten misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Sipas një njoftimi të publikuar nga Garda e Iowa-s, trupat amerikane pritet mbërrijnë në Kosovë, më vonë gjatë këtij viti.
“Një grup shtesë prej 400 ushtarësh të Gardës Kombëtare të Ioëa-s kanë marrë urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. Nisja e trupave amerikane pritet të ndodhë në gusht dhe shtator.