Shala: Kujdes me listat e veteranëve
Prishtinë, 20 shkurt - Drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së, Bhexhet Shala ka kërkuar nga Komisioni qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së të ketë kujdes me listat e veteranëve.
Ai për Epokën e re ka deklaruar se është e pandershme dhe e dënueshme që pjesë e listave të jenë njerëz që nuk kanë qenë pjesë e luftës, madje, sipas tij, kanë qenë kundër saj.
Shala ka thënë se sikur verifikimi të bëhej në fund të vitit 1999, më së largu në gjashtëmujorin e vitit 2000, gabimet do të ishin të vogla.