22 Dhjetor 2024

Sfeçla dhe Johnson intensifikojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit

Prishtinë, 22 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur një delegacion amerikan të prirë nga, Zëvëndes Ndihmës Sekretarja e Shtetit, znj. Lisa Johnson.

Më këtë rast ministri Sveçla ka vënë në pah bashkëpunimin e shkëlqyer mes Institucioneve të Kosovës, në veçanti të MPB-së dhe agjencive të saj me SHBA-të, i cili përmes programeve mbështetur nga INL, ICITAP dhe të tjera, po vazhdojnë të mbështesin procese të rëndësishme, të cilat po ndihmojnë në sundimin e rendit dhe të ligjit në Republikën e Kosovës.

Ministri Sveçla theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar në luftën e pakompromis në luftimin e krimit dhe korrupsionit me theks të veçantë në luftimin e trafikimit të narkotikëve, trafikimit me qenie njerëzore dhe trafikimit të armëve etj.

Ndërsa znj. Johnson përgëzoi arritjet e deritanishme si dhe theksoi se ministria e Punëve të Brendshme është një partner i rëndësishëm, dhe për këtë vlerësoi se bashkëpunimi për forcimin dhe zbatimin e ligjit do të vazhdojë.

Të dy palët u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit dhe dukurive tjera negative për të kontribuar jo vetëm në sigurinë e vendit por dhe në stabilitetin rajonal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)