13 Janar 2025

Servais premton përkrahjen e e Belgjikës për Kosovën

Prishtinë, 5 qershor - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim shefin e zyrës belge në Kosovë, Jean-Louis Servais.
Në këtë takim u bisedua për hapat që ka ndërmarrë Republika e Kosovës në kuadër të agjendës për liberalizim të vizave, si dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ministri Gashi e vuri në dukje përkrahjen që ka dhënë shteti belg në konsolidimin e shtetit të Kosovës, respektivisht mbështetjes së institucioneve të zbatimit të ligjit.

Në këtë takim ai kërkoi që kjo mbështetje e Mbretërisë së Belgjikës të vazhdojë, sidomos  në  përpjekjet për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me EUROPOL-in.

Shefi i zyrës belge në Kosovë, Jean-Louis Servais, premtoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij, rreth përpjekjes që po bëjnë institucionet e vendit në përmbushjen e obligimeve që çojnë përpara agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, si dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)