Serish vrasje në komunën e Klinës
Njësitë reaguese të policisë, dhe hetuesit kanë arritur në vend të ngjarjes dhe kanë arrestuar edhe personin e dyshuar, shtetasin N.J. (1961), të cilit i është konfiskuar edhe arma e zjarrit për të cilën dyshohet se e ka përdorur në rast.
Njësite përkatëse kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes,përderisa në vendngjarje kanë arrit edhe hetuesit përkatës të Njësitit të Hetimeve Rajonale,dhe nën mbikëqyrje të Prokurorit të çështjes kanë filluar këqyrjen e vendit për të mbledhur prova dhe dëshmi rreth vrasjes.
Viktimë e kësaj vrasje është Gjergj J. (1961), të cilin e kishin dërguar të afërmit e tij në Q.M.Failjare në Klinë,dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e shkaktuar nga arma e zjarrit.
Sipas hetimeve preliminare dyshohet se deri të incidenti kishte ardhur pas një konflikti verbal dhe fizik në mes të dyshuarit dhe viktimës.
Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të Prokurorit është dërguar për ekzaminim .