Sërish tërmet në Prizren
Prishtinë, 12 shkurt - Një termet i shkallës 3.2 të riterit ka ndodhur sot në rajonin e Prizrenit. Dridhjet janë ndjerë rreth orës 4. 30 minuta, raportohen divizioni i seizmologjisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se paraprakisht kanë ndodhur edhe dy goditje, por të intensitetit më të dobët.
Ndërsa zyrtarë të drejtorisë për siguri dhe emergjencë në komunën e Prizrenit, thanë se nuk janë raportuar për dëme materiale, por dridhjet kanë shkaktuar shqetësim tek qytetarët.