Sërish shtyhet seanca për rastin Kleçka
Prishtinë, 5 mars - Shtyhet seanca e radhës në shqyrtimin kryesor në rastin Kleçka, për shkak të gjendjes shëndetësore të Belul Limajt, i cili edhe në seancën e radhës e kishte lëshuar sallën e gjykimit për të njëjtin problem.
Pasi i pandehuri Belul Limaj e kishte pasur të caktuar që sot, në orën 11.00, ta bënte një ekzaminim të zemrës, mu për këtë shkak edhe është shtyrë seanca. Gjykimi vazhdon nesër prej orës 10:00.
Në rasti Kleçka të pandehur janë deputeti Fatmir Limaj bashkë me 9 bashkëluftëtarët e tij.
Procesi ka hyrë në fazën e shqyrtimit kryesor dhe tani po shqyrtohet pranueshmëria ose jo e dëshmive të Agim Zogajt, i njohur i dëshmitari X. Avokatët kanë kontestuar besueshmërinë ndaj dëshmisë së tani të ndjerit Agim Zogaj.