Sërish shpërthime në Mitrovicë
Mitrovicë, 23 qershor - Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme kanë ndodhur dy shpërthime në Mitrovicën e Veriut.
“Ka pasur detonime, mund të jenë shok bomba ose fishekzjarrë. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar”, ka thënë zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani.
Elshani tha se, megjithatë, situata në Mitrovicën e Veriut dhe në komunat e tjera në veri ka qenë e qetë gjatë natës dhe se vazhdon të jetë edhe sot e tillë.
Këto sulme me shok-bomba po ndodhin në kohën kur tensionet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur.