Serish shpërthim në Veri
Mitrovicë, 1 mars - Një tjetër shpërthim është regjistruar në pjesën veriore të Mitrovicës.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Tahir Memoviqit por pa shkaktuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të EULEX-it dhe të KFOR-it të cilët kanë nisur hetimet për gjetjen e autorëve.