Serish raportohet për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit
Damask, 8 dhjetor - Një agjenci kurde e lajmeve ka mësuar nga burimet e saj se xhihadisti kosovar, Lavdrim Muhaxheri, është vrarë.
Sulmi raportohet të ketë ndodhur këto ditë në qytetin Tal Afar, 50 kilometra larg Mosulit në Irak, raporton Koha.net.
Lavdrim Muhaxheri, xhihadisti nga Kosova, që po lufton në radhët e ISIS-it besohet se është vrarë në një sulm me bombë me makina.
Faqet rajonale e quajnë kosovarin Komandant i Daeshit (emër tjetër për ISIS), dhe lajmi për të jepet me pseudonimin xhihadist, Abu Abdullah Kosovi.