Serish dhunë familjare, burri vret gruan në Gjakovë
Gjakovë, 20 gusht - Prokuroria Themelore e Gjakovës njofton opinionin se sot rreth orës 00:15, ka ndodhur një rast vrasje, në rrugën ”Ali Ibra” P.N në Gjakovë, për momentin në rrethana të panjohura.
Viktima e rastit është një grua e moshës rreth 50 vjeçe, R. Sh.
Ngjarja ka ndodhur në ballkonin e shtëpisë së tashmë të ndjerës, ku viktima dyshohet që është qëlluar nga arma e zjarrit me një të shtënë në gjoks, i cili ka qenë vdekjeprurës. Dyshohet që vrasjen e ka shkaktuar bashkëshorti i saj Xh. Sh, i cili për momentin është në arrati.
Viktima nga ana e fëmijëve të saj është dërguar në spitalin e qytetit të Gjakovës, ku nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja e saj.
Në momentin kur ka ndodhur rasti në ballkonin e shtëpisë, kanë qenë vetëm viktima dhe bashkëshorti i saj. Trupi i pa jetë është dërguar për autopsi.