18 Janar 2025

Sërish arrestohet kryetari Visar Ymeri

Prishtinë, 20 prill - Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:00, policia arrestoi sërish kryetarin e Vetëvendosje!-s, Visar Ymeri.

Vetëvendosje konsideron se proceset e montuara gjyqësore ndaj Lëvizjes Vetëvendosje! nuk po ndalen dhe janë intensifikuar kohëve të fundit.

\"Arrestimi i vazhdueshëm i kryetarit të subjektit më të madh opozitar, konfirmon raportet ndërkombëtare që Kosovën e kanë shpallur vend me sistem gjysmë të konsoliduar autoritar.\"

\"Prej se e kemi në pushtet këtë koalicion, dhuna dhe përndjekjet politike janë bërë metodë qeverisëse në Kosovë\", thekson Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje! kërkon urgjentisht ndërprerjen e përndjekjeve politike dhe do të angazhohet me tërë qenien e saj që ta largojë këtë regjim autoritar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)