Serbia përgjon telefonat e Kosovës
Prishtinë, 25 janar - Një dokument sekret i Gjykatës së Lartë të Vranjës, siguruar nga gazeta Zëri, ka vërtetuar se Serbia pa asnjë problem ka përgjuar dhe mund të përgjojë telefonat e operatorëve Vala dhe Z Mobile që i përdorin qytetarët e Kosovës, apo shtetasit e huaj që mund të qëndrojnë në Kosovë.
Në shkresën e cila cilësohet si tepër sekrete, e lëshuar nga Gjykata e Lartë e Vranjës, me numër protokolli 230/14, më datën 03 tetor 2014, gjykatësi për procedurë paraprake Nada Covic, duke vendosur sipas propozimit të prokurorit të lartë publik, ka urdhëruar Agjencinë Informative për Siguri të Serbisë që të bëjë mbikëqyrjen e fshehtë dhe regjistrimin e komunikimit përmes telefonit dhe mjeteve tjera teknike për Burim Fazliun nga fshati Miratoc i Preshevës, i njohur ndryshe me nofkën Furra.
/Zëri/