27 Dhjetor 2024

Serbia nuk e ka tërhequr fletarrestin për Çekun

Beograd, 9 janar - Ministrja serbe e Drejtësisë, Snezhana Malovic, ka hedhur poshtë deklaratat se është pezulluar fletë arresti për Agim Çekun.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve serbe “Tanjug” e cila citon ministren serbe të drejtësisë e cila ka theksuar se fletëarresti për Çekun vazhdon të jetë në fuqi.

“Është e pavërtetë. Fletarresti vazhdon të jetë në fuqi. Pavarësisht se hetimet janë zhvilluar pak, dhe me një sërë lëshimesh, para kamerave të Radio televizionit të Serbisë aso kohe ka ndodhur krimi i rëndë në zonën e përgjegjësisë së Agim Çekut”, ka deklaruar Maloviç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)